Gjendja e fundit rreth Covid -19

11 Prill 2022 Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 12 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.821.690 doza të vaksinës.

Deri më sot 821.084 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 100.583 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 708 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.