29-04-2024

VETAKSIDENT NË PRIZREN, VETURA BIE NGA LARTËSIA 30 METRA NË LUMË

Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur sot në Reqan të Prizrenit, konkretisht në kilometrin e parë në drejtim të fshtatit Lubinjë e Epërme.

Sipas policisë aksidenti kan ndodhur për shkak se se vetura ka humbur kontrollin duke mos u përshtatur me kushtet e rrugës dhe ka rënë në një lumë nga një lartësi rreth 30 metra.

“Jetën e ka humbur bashkudhëtari që ishte në veturë, ndërsa shoferi ka marrë lëndime të rënda, por është jashtë rrezikut për jetë, ai po merr trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit”, tha zëdhensi i policisë në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Prizren, Vesel Gashi.

Po ashtu ai ka treguar se tashmë trupi i pa është lëshuar për në shtëpi.“Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, me rastin është duke marrë prokuroria. Trupi i pajetë i viktimës është lëshuar për në shtëpi”,ka thënë Gashi./tvpz

Asnjë koment

Comments are closed.