Gjendja e fundit rreth Covid 19
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e 24 orëve të fundit të rasteve me COVID-19.
Sipas raportit, 842 raste të reja kanë rezultuar pozitive nga 2,069 testime gjithsej.
Në 24 orët e fundit gjithashtu ka pasur një vdekje me COVID-19.
Shqetësuese është fakti se pozitiviteti i rasteve ka shkuar në mbi 40 përqind.