Në 24 orët e fundit kanë vdekur edhe 8 qytetarë të prekur me COVID-19 derisa janë edhe 68 raste të reja të infektuar me virus.
Kjo është bërë e ditur të martën nga Ministria e Shëndetësisë, e cila ka publikuar raportin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
“Nga 4.320 testime, 68 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 8 raste të vdekjes”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

28 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.617 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.299.482 doza të vaksinës.

Deri më sot 513.544 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 4.320 testime, 68 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 8 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 323 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 153.672.

Në total numri i rasteve aktive është 3.342.