20-04-2024

Gjeneral-major Michele Risi: Formimi i Asociacionit është çështje diskutabile

Komandanti i KFOR-it gjeneral-major Michele Risi ka deklaruar gjatë një konference të Fondacionit të Kolegjit të Mbrojtjes së NATO-s në Romë, se formimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe është çështje e diskutueshme e cila bart në vete një rrezik të caktuar.

“Një pikë shumë e diskutueshme në dialog, ka të bëjë me formimin e një asociacioni të komunave me shumicë serbe dhe çfarë funksioni dhe fuqie ekzekutive do t’i caktohet asaj. Disa përfaqësues të shqiptarëve të Kosovës, paralajmëruan për rrezikun e ‘bosnjëzimit’ të Kosovës, i cili do të mund të rrezikonte etnitetin shtetëror të Kosovës”, tha Risi.

Ndryshe, kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se formimi i asociacionit është një temë tashmë e mbyllur.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se asociacioni i komunave me shumicë serbe në 23 nene është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës./rtk

Asnjë koment

Comments are closed.