Gjeraj e Besart Islamaj, i rikthehen Lirisë
Pas Fatih Karahodës, Qëndrim Gashit e Behar Dinës, Lirisë i janë rikthyer edhe dy ish lojtarë të saj, Robert Gjeraj dhe Besart Islamaj.
Kjo njoftohet nga zyrtarët e Klubit.
Mbrojtës-mesfushori Robert Gjeraj largohet nga Besa e Pejës, kampion vjeshtor dhe rikthehet në Lirinë e Prizrenit. Gjeraj tha se rikthehet në Liri për shkak se gjendet më afër familjes dhe synon ta përfundojë aty karrierën.