Gjermani: 28 vjeçarja dyshohet se vodhi tetë milionë euro
Jasemin Gundogan, është e dyshuar për vjedhjen e tetë milionë eurove në Gjermani.
Policia së fundmi ka publikuar fotografinë e saj, e mediat gjermane prej atëherë nuk kanë të ndalur duke hulumtuar jetën misterioze të kësaj femre.
Një mik i saj i shkolles ka dhënë një intervistë për gazeten e njohur gjermane “Bild”.
Ai tha se ajo ka pasur dëshirë qysh si fëmijë të jetë e pasur dhe e bukur.
Por, sipas tij në shoqëri ajo është konsideruar si jo fort e mençur.
“Të gjithë kemi menduar që nuk është aq e mençur”.
E si duket doli e kundërta.
Sipas Bild, Jasemin Gundogan, i kishte gjetur punën në kompaninë e sigurimit për transportimin e parave, falë ndihmës së babait që kishte pasur disa lidhje.
Gruaja me prejardhje nga Turqia në këtë kompani ka qenë përgjegjëse për paketim dhe transportim të parave.
Sipas gazetës gjermane të premten e 21 majit kishte vjedhur një kontejner me disa thasë të mbushur me para, dhe më pas kishte marrë pushimin mjekësor.
Zhdukja e parave është zbuluar katër ditë më vonë, e sipas hetimeve më të hershme, një kontejner ishte futur në një Mercedes të zi me targa të vjedhura.
Furgoni ishte marrë me qira më 19 maj në lagjen Spandau të Berlinit dhe më pas është dërguar në oborrin e kompanisë që e kishte marrë me qira.