20-04-2024

Gjermania ndihmon Kosovën me 72 milionë euro

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami dhe Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, kanë nënshkruar marrëveshje kornizë të bashkëpunim ekonomik.

Bajrami në fjalën e saj ka thënë se marrëveshja përfshinë një ndihmë të Gjermanisë për Kosovën në vlerë prej 72 milionë euro për periudhën 2020-2021.

“34 milionë janë grante që janë për projekte të ndryshme që do ta përmirësojnë jetën e qytetarëve, si ndërtimi i kolektorëve për trajtim të ujërave të zeza në Prishtinë, trajtimi i mbeturinave në Prishtinë dhe komuna tjera, mbështetja për arsimin profesional, mbështetja për stabilizim të tregut të punës dhe mbështetje për procesin në anëtarësim në BE”, ka thënë Bajrami.

Ajo ka përmendur se ndihma e Gjermanisë për Kosovën nga paslufta është 730 milionë euro.

Lidhur me marrëveshjen e nënshkruar, Ambasadori Rohde, ka thënë se ata do të vazhdojnë të jenë partner i Kosovës.

“Kemi bërë një përkushtim të ri prej 72 milionë që thekson përkushtimin tonë afatgjatë për Kosovën për këto 22 vjet. Bashkëpunimi do të vazhdojë. Do të vazhdojmë të jemi investitorët më të mëdhenj në Kosovë”.

“Kemi më së shumti komunitet të diasporës që vinë nga Kosova. Jemi partner të besueshëm dhe sektorët që u përmendën janë energjia dhe infrastruktura. Jemi duke qëndruar këtu dhe do të vazhdojmë të jemi partnerët tuaj. Do të vazhdojmë të jemi partnerët tuaj”.

Asnjë koment

Comments are closed.