25-04-2024

Arrestohen katër persona për skema piramidale në Prizren

Katër persona janë arrestuar në Prizren për shkak të dyshimit të organizimit të skemave piramidale.

Sipas Policisë rasti ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Sheh Emini”, raporton Gazeta e Prizrenit

“Janë arrestuar 4 persona të dyshuar meshkuj  kosovarë pasi që të njëjtit janë kapur në flagrancë duke zhvilluar lojëra të fatit ilegalisht. Nga të dyshuarit janë konfiskuar: dy llap top, një DVR, një printer, 40 euro dhe disa tiketa”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.