19-04-2024

Gjini: Hyrja nga Prizreni për në Gjakovë ka ndryshuar rrënjësisht

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, ka shpërndarë një video në rrjetin social Facebook ku tregon se hyrja nga Prizreni për në Gjakovë ka ndryshuar rrënjësisht.

Gjini ka thënë se tashmë kjo pjesë e rrugës ka kushte adekuate për pjesëmarrësit në trafik.

Ai ka premtuar se në mandatin e ardhshëm të gjitha hyrje-daljet e qytetit të Gjakovës do të jenë unike dhe moderne.

Postimi i plotë:

MIRËMENGJESI GJAKOVË❤️

🔘 Hyrja nga Prizreni ka ndryshuar për të mirë, tani ka kushte adekuate për pjesëmarrësit në trafik dhe duket bukur.

🤝 Në mandatin e ardhshëm të gjitha hyrje-daljet e qytetit tonë do të jenë unike dhe moderne.

Asnjë koment

Comments are closed.