Më pak foshnje të lindura gjatë tetorit në Prizren

Gjatë muajit tetor në qendrën spitalore “Prim.Dr.Daut Mustafa” në Prizren kanë ardhur në jetë 256 foshnje, raporton “GazetaePrizrenit.net”.

Sa i përket gjinisë ka dominuar gjinia mashkullore, pasi 142 të të porsalindur janë djem, ndërsa 119 vajza.

Krahasuar me numrin e të lindurve në shtator, kur janë regjistruar 277 foshnje, në tetor numri i tyre ka rënë për 21.

Gjatë tetor janë regjistruar 5 raste të lindjeve gemelli (binjak), derisa në shtator ishin dy sosh.

Numri i lindjeve “cezariane”  (me operim), në shtator ishte 107 apo më shumë se një e treta nga numri i përgjithshëm. /GazetaePrizrenit.net/