25-11-2024

Gjini për Autostradën e Dukagjinit: Zgjerimi i trasesë do të ketë kosto më të lartë

Paralajmërimet e Qeverisë së Kosovës, për anulimin e Autostradës së Dukagjinit nuk po priten mirë nga partia e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj e cila pati vendosur për ndërtimin e saj.

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, njëherësh edhe nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, thotë se paralajmërimet e Ministrit të Infrastrukturës dhe Ambienti, Lumir Abdixhiku  se nuk do të ndërtohet Autostrada e Dukagjinit, por se do të ketë vetëm zgjerim të rrugës aktuale, do të kenë kosto më të lartë.

Ai ka vlerësuar se Qeveria Kurti i ka bërë kalkulimet gabim sepse nëse zgjerohet traseja ekzistuese kostoja e shpronësimit do të jetë edhe më e madhe sesa kostoja e shpronësimit për autostradë.

Gjini tha se njerëzit janë manipuluar me idenë se zgjerimi i rrugës do t’iu mundësojë bizneseve të vogla të kenë qasje në rrugë.

“Unë e di që janë manipuluar njerëzit duke ju thënë se zgjerimi i rrugës, u mundëson bizneseve të vogla të kenë qasje rrugë. Me pas qasje në rrugë një dyqan skaj rrugës ose një shitës i hamburgerëve skaj rrugës, nuk është zhvilim i biznesit edhe momentin që zgjerohet rruga njerëzit nuk ndalen të shpenzojnë. Në të njëjtën kohë qyteteve duhet t’iu ju iket duhet të evitohet”.

“Peja duhet të evitohet, Deçani duhet të evitohet, Gjakova duhet të evitohet, Kanioni i Drinit duhet të evitohet. Mendoj se e kanë bërë kalkulimin gabim por prapsëprap populli ka vendosur për këtë qeveri. Ne e respektojmë, mirëpo besojmë qe gjatë punës do ta kuptojnë që zgjerimi i rrugës së Dukagjinit nuk është zgjidhje për shkak se kalohet nëpër dhjetra fshatra”, u shpreh Gjini.

Mirëpo, nënkryetari i AAK-së, tha për EO, se nësë bëhet zgjerimi i trasesë ekzistuese, kosotoja e shpronësimit do të jetë më e madhe se sa kosotja e shpronësimit për autostradë.

“Nëse modelin e kanë marrë zgjerimin e rrugës shembull prej Prishtinës deri në Pejë atëherë veç duhet të shohin ku kalon traseja e rrugës. Nëpër çfarë fshatra kalon,  nëpër çfarë ngushtica kalon? A mund të zgjerohet aty dhe cila është kostoja e zgjerimit? Nëse zgjerojet traseja ekzistuese kosotoja e shpronësimit do të jetë edhe më e madhe sesa kostoja e shpronësimit për autostradë”, tha ai

Gjini për këtë thotë se insistimi i AAK-së,  për ndërtimin e kësaj autostrade nuk ka qenë për motiv elektoral.

Gjini thotë se të gjithë ata qe mendojnë se kjo autostradë nuk duhet të ndërtohet i lut të shohin hartën e Dukagjinit.

“Insistimi i Aleancës për autostradë të Dukagjinit nuk rrjedh prej ndonjë vullneti ose inssistimi elektoral. Ata që mendojnë se nuk duhet të ndërtohet kjo autostradë unë i kisha lutur ta marrin mirë hartën e Dukagjinit dhe ta shohin mirë, edhe me bo rrugën prej Pejës deri Prizren kurdo që donë”.

“Edhe shohin se Insistimi ynë nuk ka qenë vetëm insistim për ndonjë motiv elektoral, edhe nëse do të hynë në zgjerim të rrugës do të mund ta zgjerojnë diku 25-30 për qind të trasesë ekzistuese. E gjitha traseja tjetër duhet  të jetë trase e re prapë do të hyhet në  shpronësime të pronave private dhe publike edhe ajo që do të arrihet nuk do të jetë adekuate”, theksoi ai.

Gjini foli edhe për ndërtimimin e ngrohtores së re me biomasë në qytetin e Gjakovës. Ai tha se do të përfundojë në fund të këtij viti.

“Ka shumë lajme të mira, fillimisht projekti ka qenë një grant diku prej 12 milionë euro. Atëhere kemi pasur edhe shtesa në grant, tani vlera totale e këtij investimi pas përfundimti do ta kap vlerën mbi 20 milionë euro edhe me zgjerim të rrjetit. Ndërsa impianti që është kogjenerim do të jetë edhe ngrohtore edhe gjenerator elektrik, duhet të përfundojë në fund të këtij viti”.

“D.m.th ngrohja nëpër ndërtesat , shtëpitë dhe institucionet e Gjakovës me impiantin e ri do të fillojë në dimrin që po vjen. Punët po ecin shumë mirë, unë kam vizitu edhe vendpunishten ku po ndërtohet, po duket që jemi në rregull. D.m.th do të kemi ngrohtore me biomasë. Sivjet është kryer sezoni më herët sepse nuk ka pasur mjete më shumë për shkak të mos kalimit të buxhetit, është dashur ta ndërpremë më herët ngrohjen”, tregoi Gjini.

Asnjë koment

Comments are closed.