25-04-2024

Gjobë çiftit nga Mamusha për dhunë ndaj njëri-tjetrit

Gjykata Themelore e Prizrenit ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarve, çiftit bashkëshortor nga Mamusha, për shkak të veprës penale lëndim i lehtë trupor dhe sulm.

Të akuzuarin me iniciale H.T. gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me burgim efektiv në kohëzgjatje prej një viti, pasi në shtëpinë e tij familjare, me dashje ka përdorur forcën ndaj të dëmtuarës – bashkëshortes së tij me iniciale B.M., në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshjeje verbale që kishte me të  në lidhje me ish-bashkëshorten të cilën e kishte dërguar me veturë te familja e saj, i pandehuri acarohet dhe e godet të dëmtuarën në pjesë të ndryshme të trupit duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Po ashtu gjykata e ka shpallur fajtore edhe bashkëshorten e tij dhe e ka dënuar me gjobë prej 400 euro sepse siç raporton policia, e pandehura ia kishte marr telefonin duke e përplasur për muri, dhe më pas e ka sulmuar duke e goditur dhe gërvishtur në pjesë të ndryshme të trupit.

Asnjë koment

Comments are closed.