Gjobitet komisionerja e VV-së me 1 mijë euro, ftoi të votohet subjekti i saj në ditën e zgjedhjeve
Një ditë pas zgjedhjeve lokale, Lidhja Demokratike e Kosovës, BIRN, dhe Internws Kosova, kanë parashtruar ankesë ndaj Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan. Ketë ankesë e ka aprovuar Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP.
Sipas ankesës, pretendohet se komisionierja e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan, Xhezide Selimi ka bërë postimin dhe shpërndarjen e materialeve zgjedhore në rrjetin social facebook, ku ka postuar një fotografi duke votuar, ku nëpërmjet të cilës ka ftuar qytetarët që të dalin dhe të votojnë numrin 144.
Vetëvendosje është munduar të arsyetohet se ajo nuk është komisionere e saj.
Andaj Paneli, duke iu referuar provave, konstaton se LVV, përkatësisht komisionierja e saj është përgjegjëse për veprimet e saj, pasi ka shkelur nenin 36, paragrafi 1, pika b të LZP.
Më këtë rast paneli i ka shqiptuar LVV-së një gjobë prej 1000 euro, shkruan lajmi.net.
Ndërkohë PZAP, të njëjtës ia ka ndaluar pjesëmarrjen në zgjedhje, si kandidate, apo si pjesë admistrative e ndonjë organi zgjedhor për pesë vite