30-06-2026

“Përdorimi i dronit, njësia policore me qen” – detaje se si u arrestua vr*asësi i imamit në Dragash

Policia e Kosovës arriti ta lokalizoj dhe të arrestohet i dyshuari për rastin e vrasjes në fshatin Zlipotok, Dragash.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, konfimoi për Gazetën e Prizrenit se pas veprimeve intensive operativo-hetimore të ndërmarra pa ndërprerje, në operacionin për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit janë angazhuar njësi të ndryshme policore, duke përfshirë përdorimin e dronit për vëzhgim nga ajri, si dhe njësinë policore me qen (K-9).

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor, ku ndaj tij do të vazhdojnë procedurat e mëtejme hetimore në koordinim me prokurorin përgjegjës.

Lexo edhe:

Policia jep detaje për the*rjen e hoxhës në komunën e Dragashit

 

Asnjë koment

Comments are closed.