Gjobitet kundërvajtësi për tejkalim të shpejtësisë në Prizren
Me datën 05.12.2023 njësiti policor nga Stacioni Policor Prizren në pikë kontrolli të automjeteve në rrugën ‘’Rrustë Kabashi’’ në Prizren, ka hasur në një kundërvajtës i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar me shenjë të trafikut është dyzetë (40) km/h duke vozitur me shpejtësinë tetëdhjetë e tetë (88) km/h.
Ndaj këtij kundërvajtësi është shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) euro, tri (3) pikë negative dhe masa e përkohshme e ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej gjashtë (6) muajsh, njofton Vesel Gashi, zyrtar për informim i DRP në Prizren.