Gjobitet me 800 euro një zyrtar në Prizren, s’e deklaroi pasurinë
Gjykata Themelore në Prizren ka gjobitur me 800 euro një zyrtar të lartë publik, që nuk kishte bërë deklarimin e aksioneve në shoqëri tregtare të prindit të tij, në deklarimin e pasurisë.
Sipas njoftimit nga Themelorja, i pandehuri R.M. ka kryer veprën penale të mosraportimit ose raportimit të rremë të pasurisë.
Ai është gjobitur me 800 euro dhe është i obliguar ta paguajë për 15 ditë. Nëse nuk e paguan dënimin brenda këtij afati, ai do të zëvendësohet me dënim me 40 ditë burgim.
I pandehuri është dënuar me burgim me kusht në kohëzgjatje prej gjashtë muajsh, që si dënim nuk do të ekzekutohet nëse në afat prej një viti ai nuk kryen vepër të re penale.
Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit/k.n
Lexo edhe: