Gjobitet një 21 vjeçar, voziste me shpejtësi gati sa trefishi i lejuar
Policia rajonale e komunikacionit rrugor, sot në ora 17:40, në magjistralen Ferizaj-Kaçanik, tek vendi i quajtur “Fusha e Pajtimit” ka ndaluar shoferin E.K, 21 vjeçar, i cili ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 40 km/h ka zhvilluar shpejtësi 105 km/h.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka apeluar te shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat e komunikacionit.
Sipas policisë, veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në komunikacion.
“Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë” thuhet në njoftim të policisë.