24-04-2024

Gjonaj i Hasit pa energji elektrike prej mbrëmë

Banorë të fshatit Gjonaj të Hasit të Prizrenit, thanë se prej mbrëmë nuk kanë energji elektrike, ndërsa KEDS-i ka njoftuar se si pasojë e erës së fortë që përfshiu dje pasdite edhe rajonin e Prizrenit janë shkaktuar dëme në rrjetin elektrik, shkruan sot “GazetaePrizrenit.net”.

Pohimet e banorëve nga Gjonaj, i ka konfirmuar edhe drejtori i shkollës fillore Qazim Çoçaj, ka thënë se pjesa më e madhe e fshatit, që nga paditja e djeshme, prej rreth orës 17:00 nuk ka energji elektrike.

KEDS dje ka njoftuar se era ka shkaktuar defekte edhe në komunën e Prizrenit. “Ekipet janë në terren dhe po mundohen që në kohë sa më të shpejtë të sanojnë prishjet, por moti i lig po e vështirëson situatën”, thuhet në njoftim, por nuk saktësohej se në cilat pjesë kishte defekte./GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.