25-04-2024

Shoferi shkel këmbësoren në Prizren dhe largohet

Në Prizren mbrëmë është arrestuar një i person meqenëse pas goditjes me veturën e tij,  të një këmbësoreje ishte larguar nga vend i ngjarjes, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur në rrugën “Tirana” ndërsa i dyshuari në vendkalimin e këmbësorëve  e ka goditur këmbësoren femër dhe si pasojë e aksidentit viktima kishte pësuar lëndime të rënda trupore.

“Viktima  dhe është duke marrë tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /GazetaePrizrenit.ne./

Asnjë koment

Comments are closed.