Gjuajtje me armë në Atmaxhë të Prizrenit, plumbat godasin derën e një shtëpie
Policia ka njoftuar për disa të shtëna me armë, të dëgjuara mbrëmë pas mesnate në fshatin Atmaxhë të Prizrenit.
Një person ka deklaruar se nga të shtëna me armë zjarri, i është dëmtuar dera e oborrit, raporton Gazeta e Prizrenit.
“Fsh. Atmaxhë, Prizren 13.11.2023 – 01:45. Njësitet policore pas pranimit të informatës për ë shtëna me armë zjarri, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë takuar ankuesin i cili ka deklaruar se nga të shtëna me armë zjarri nga persona të panjohur, i është dëmtuar dera e oborrit. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 5-gëzhoja si prova materiale” thuhet në raportin e Policisë.
Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin./ Gazeta e Prizrenit.