Gjykata e Prizrenit demanton kryetarin Haskuka për shtëpinë që ka bllokuar transitin e ri
Gjykata Themelore (GJTH) në Prizren ka demantuar lajmin e Kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskukës për shkak të apostrofimit të gjykatës, lidhur me shtëpinë që ka bllokuar transitin e ri në Prizren, që lidh lagjen Arbana me Dardaninë, përkatësisht magjistralen për në Gjakovë me atë për Prishtinë, transmeton “Gazeta e Prizrenit”.
Në demantin e GJTH-së thuhet se Haskuka në një postim në rrjete sociale, me datën 07.08. 2019, ka apostrofuar “ se gjykata se nuk merr një vendim për një shtëpi në një rrugë, dhe i bllokon 200,000 mijë qytetar”.
“Për dijeninë e opinionit publik e vërteta është se gjykata lidhur me çështjen në fjalë ka mbajtur 2 (dy) seanca, në seancën e fundit palët kanë marr për obligim respektivisht kundërpopozuesi si trashëgimtar ligjor i ish pronarit, që gjykatës të ia prezantojë aktvdekjen respektivisht aktvendimin e trashëgimisë për ish pronarin i cili është bazë për vazhdimin e procedurës lidhur me kompensimin për paluajtshmërin e eksproprijuar. Me këtë fakt është pajtuar edhe përfaqësuesi i Komunës së Prizrenit. Këtë obligim deri më tani nuk e ka përmbushur asnjëra palë në procedurë”, thuhet në letrën e Gjykatës.
Në këtë rast, Gjykata ka konstatuar se vazhdimi i seancës lidhur me këtë çështje juridike do të mbahet menjëherë pas prezantimit të aktvdekjes apo aktvendimit mbi trashëgimin për ish-pronarin, ngase me këtë dokument përcaktohet legjitimacioni i palës kundëpropozues në këtë rast.
“Sa për sqarim, kërkesa e palës propozuese në këtë rast e Komunës së Prizrenit është për kompensim të paluajtshmërisë së eksproprijuar e jo për veprimet e tjera”, thuhet tutje në letrën e GJTH-së.
Ndryshe, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka premtuar zgjidhjen e çështjes së shtëpisë që ka bllokuar rrugën e re transitore, përcjell “GazetaePrizrenit.net”.
Ai në fund të marsit, gjatë mbledhjes së Kuvendit Komunal, ka deklaruar se ka biseduar edhe me disa asamblistë, që nëse nuk ndërmerr diçka gjykata, atëherë të veprojë KK, për ta sjellë një vendim rreth kompensimit të saj.
Për çështjen e kësaj rruge ka shkruar disa herë edhe portali “GazetaePrizrenit.net”
Lexo edhe: