Gjykata e Specializuar franceze zbulon 4 ndeshje të kurdisura në Superligën e Kosovës
Të paktën katër ndeshje të kampionatit kosovar të futbollit janë manipuluar për t’u ofruar bastoreve, me bazë si në Francë ashtu edhe në Kosovë, përmes së cilave janë arritur përfitime në vlerë prej 360,000 eurosh, ka njoftuar sot Juridiksioni i Specializuar Ndërrajonal në Nancy të Francës (JIRS).
Nëntë persona janë arrestuar, ndërsa katër burra të moshës 24 deri në 50 vjeç, janë paditur me akuzat për mashtrim të organizuar në bandë dhe shoqërim kriminal.
“Shërbimi Qendror i Garave dhe Lojërave (SCCJ) është duke hetuar për gati një vit faktet e korrupsionit sportiv dhe mashtrimit të organizuar në grup në lidhje me një klub futbolli të kategorisë së parë në Kosovë”, thuhet në një komunikatë për media nga JIRS.
Në njoftim nuk u cek se për cilin klub bëhej fjalë, por analiza e koeficienteve dhe video-incizimeve të disa ndeshjeve bëri të mundur konfirmimin e manipulimit të rezultatit të disa prej tyre, transmeton Klankosova.tv.
Hetimi bëri të mundur kthimin e “anëtarëve të një rrethi të gjerë familjar të vendosur si në Francë ashtu edhe në Kosovë”, të dyshuar se kishin marrë pjesë në “manipulimin e rezultateve të disa ndeshjeve për të garantuar fitime të konsiderueshme gjatë basteve në rezultate të këtyre ndeshjeve.(JIRS) mbledhin së bashku magjistratë nga prokuroria dhe hetimi me përvojë në luftën kundër krimit të organizuar dhe krimit financiar në çështje me kompleksitet të madh.
JIRS mbledh së bashku magjistratë nga prokuroria dhe hetimi me përvojë në luftën kundër krimit të organizuar dhe krimit financiar në çështje me kompleksitet të madh.