Gjysmëfinalisti nga ndeshja Portugali – Francë u caktua nga penalltitë
Franca është gjysëmfinalistja e dytë e Kampionatit Evropian.
”Gjelat” në çerekfinale e eliminuan kombëtaren e Portugalisë, ku fituan pas ekzekutimit të penalltive, me rezultat 5-3, shkruan IndeksOnline. Koha e rregullt përfundoi me barazim 0-0, ndërsa nuk kishte ndryshime në rezultat as në extra-time.
Në ekzekutimin e penalltive, të përzgjedhurit e Deschamps u treguan më të sakt, duke shënuar plotë pesë herë, me Dembele, Fofana, Kounde, Barcola dhe Theo Hernadez.
Ndërsa te Portugalia, të sakt nga pika e bardh u treguan, Ronaldo, Silva, dhe Mendes, kurse Joao Felix goditi shtyllën.
Në gjysmëfinale, Franca do të përballet me Spanjën, ndeshje kjo e cila zhvillohet në stadiumin ”Allianz Arena” në Munich, me datë 9 korrik, nga ora 21;00.