Goditen me veturë dy femra në Prizren

Në një aksident trafiku, një i dyshuar mashkull (K/shqiptar) me veturën e tij ka goditur dy këmbësore femra (K/Shqiptare), transmeton Gazeta e Prizrenit.

Referuar policisë, rasti ka ndodhur dje pasdite në Prizren.

Si pasojë të  dy viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit, por pas tretmanit janë liruar.

Nuk raportohet për të arrestuar. /GazetaePrizrenit.net