Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Ekrem Rexha”, në Prizren, ku një këmbësore është goditur nga një veturë.
Gruaja e cila u godit nga vetura është M.M e lindur në vitin 1971, e cila si pasojë e lëndimeve të marra është dërguar për trajtim në QKUK. Ndërkaq i dyshuari, është A.B. i lindur me 1987.
Lajmin e ka konfirmuar për Indeksonlinen zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi. Gashi ka thënë se rasti ka ndodhur në orën 09:30 minuta, me ç’rast gruaja është goditur nga vetura, teksa po kalonte rrugën, jashtë vendkalimit për kombësorë.