22-10-2024

Golf 2-shi përplaset me motoçikletën afër Rogovës së Hasit

Një aksident trafiku  mes një motoçiklete dhe një veture Golf 2, ka ndodhur pak minuta më parë në Rogovë të Hasit, konkretisht në magjistralën Gjakovë-Prizren.

Nga pamjet të cilat i posedon Indeksonline, shihet se motori, i cili është aksidentuar, ka mbetur në mes të rrugës.
Policia tashmë ka dalë në vend të ngjarjes. Ndërsa nuk raportohet për të lënduar, si pasojë e këtij aksidenti.

Asnjë koment

Comments are closed.