Para pak minutash, në një argjendari në rrugën “Adem Jashari” në Prizren, gjatë tentimit për të kryer grabitje, tre të dyshuar kanë plagosur me armë zjarri pronarin dhe djalin e argjendarisë, njofton për TV Prizreni zëdhënësi i DRP në Prizren, Shaban Osmanollaj.
Sipas tij, të plagosurit O. K dhe I. K ndodhen jashtë rrezikut për jetë, ndërsa Policia është vënë në kërkim të autorëve të dyshuar, ndërsa nuk dihet ende se a kanë grabitur apo jo gjësende në këtë lokal.
Ndryshe, pas largimi nga vendi i ngjarjes, grabitësit e dyshuar me automjetin e tyre janë aksidentuar me një veturë tjetër, ndërsa më pas ia kanë vënë zjarrin veturës ” Passat”, duke e lënë atë dhe më pas janë nisur në drejtim të Suharekës me një veturë tjetër.