Grabitet një pikëkarburanti në Prizren, hajni merr rreth 3 mijë euro
Numri i grabitjeve të armatosura në Kosovë po shtohet çdo ditë e më shumë, duke krijuar kështu pasiguri për qytetarët por edhe bizneset. Edhe më shqetësues është fakti që këto dukuri po ndodhin në pikë të ditës, duke shkaktuar pasiguri edhe për punëtorët që punojnë në këto biznese. Cak i këtyre grabitjeve shpeshherë janë pompat e derivateve, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë ka ndodhur edhe mbrëmë pas mesnate në Prizren, ku nën kërcënimin e armës është grabitur pompa ‘Exfis’
Në këtë pompë në Piranë të Prizrenit hajni ka plaçkitur rreth 3 mijë euro.
Sipas burimeve brenda Prokurorisë, një person i veshur me ‘duks’ të zi, me armë automatike ka hyrë në pompë dhe nën kërcënimin e armëve i ka marrë paratë.
Policia i është përgjigjur thirrjes për ndihmë nga personat përgjegjës të pompës, por përkundër kësaj akoma nuk ka arrestuar askënd lidhur me rastin.
Sinjali mëson se është bërë analizimi i provave dhe video incizimeve dhe pritet që së shpejti të ketë rezultat konkret në zbardhjen e krimit.
Sinjali do të ju mbajë të informuar lidhur me rastin.