24-11-2024

Grabitja në zyrat e telekomit në Prizren, prokuroria ngre aktakuzë për personin që ndodhet në paraburgim

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.L., i cili gjendet në paraburgim për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale  “Grabitja” nga neni 317, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, me datë 08.10.2023, rreth orës 14.00min, në Prizren, saktësisht në zyret e operatorit telefonik me përdorim të forcës dhe kanosjes serioze për të sulmuar jetën apo trupin e personit tjetër, përvetëson pasurinë e luajtshme të të dëmtuarës “T.K.- Sh.A”, me qëllim që t’i sjellë vetes dobi pasurore të kundërligjshme, në atë mënyrë që sapo hyn brenda në objekt ofrohet te punëtorja – e dëmtuara D.T., të cilës i kërkon informata rreth ofertave, e dëmtuara pasi i merr numrin e telefonit dhe derisa ishte duke i spjeguar ofertat, në ato momente i pandehuri e nxjerrë briskun dhe nën kërcënim të të njëjtit i hedhet mbi trup, me forcë i zgjat duart tek arka dhe duke e larguar të dëmtuarën nga tavolina e godet të njëjtën në fytyrë dhe qafë dhe i shkakton lëndime të lehta trupore, dhe nga arka arrin të marr një shumë të hollash, dhe largohet nga vendi i ngjarjes për në drejtim të panjohur, i cili në ikje e sipër e hedh në vend të panjohur briskun, mjet ky me të cilin e kishte kryer veprën penale.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit./IndeksOnline/

 

Asnjë koment

Comments are closed.