27-04-2024

Grabitje në Prizren, vidhen para në një shtëpi

Një rast i grabitjes është raportuar në Prizren.

Sipas policisë, ngjarja është raportuar dje, raporton Gazeta e Prizrenit.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy persona të panjohur të maskuar kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe nga aty i kanë grabitur para të gatshme, disa kartela bankare dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Rasti vazhdon të hetohet. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.