25-04-2024

Suhareka pro nisjes së mësimit në shtator

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka mbajtur takim me degën e SBASHK-ut në Suharekë.

Ai ka thënë se janë të pajtimit që ky proces të nis në shtator, por se duhen respektuar masat dhe rregullat e caktuara nga institucionet shëndetësore. Sipas tij është e rëndësishme që mësimi të zhvillohet, pasi që do të ishte dëm i madh që gjeneratat e reja të humbin kaq shumë.

Njoftimi i tij në Facebook:

Sot u takuam me kryesinë e SBASHK-ut dega në Suharekë, ku biseduam për fillimin e procesit mësimor në muajin Shtator.

Ne jemi të mendimit që procesi mësimor duhet të filloj, natyrisht me respektimin maksimal të rregullave të caktuara nga institucionet shëndetësore.

Është shumë e rëndësishme që procesi mësimor të zhvillohet sipas plan-programit, sepse do të ishte dëm i madh që gjeneratat të humbin kaq shumë nga angazhimi i mirëfilltë edukativo-arsimor.

Bali Muharremaj

Asnjë koment

Comments are closed.