12-12-2024

Granatë dore në pronën e një personi në Suharekë

Një person në Komunën e Suharekës, dje ka hasur në pronën e tij një mjet shpërthyes, granatë dore.

Sipas policisë, njësiti përkatës ka bërë sigurimin e mjetit shpërthyes, kurse njësiti i FSK-së në mënyrë të kontrolluar pa ndonjë pasojë e ka bërë shpërthimin e atij mjeti.

Rastin e kishte një person, derisa ka qenë duke punuar në pronën e tij, kur kishte hasur në një mjet shpërthyes – granatë dore. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.