25-04-2024

Identifikohet i dyshuari që pas aksidentit largohet nga vendngjarja në Prizren

Policia në Prizren ka njoftuar se ka identifikuar një person që dy ditë më parë ka shkaktuar aksident dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

‘’Pas hetimeve të bëra lidhur me një aksident është identifikuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili me veturën e tij BMË X5 me targa vendore kishte qenë pjesëmarrës në aksident komunikacioni me lëndime të lehta trupore’’ thuhet në raportin e policisë.

Me urdhër të prokurorit, rasti procedohet në procedurë të rregullt. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.