Granit Xhaka i frikësohet Bayernit: Janë shumë të fortë
Mesfushori i Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, ka folur në konferencë për media para ndeshjes ndaj Bayern Munchenit gjatë vikendit të ardhshëm.
Xhaka tregoi se skuadra e tij Bayer Leverkusen është gati për takimin derbi në Bundesliga, shkruan Indeksonline.
“Sigurisht që ne e dimë se sa ka potencial Bayern Muncheni. Sigurisht që i kemi analizuar lojtarët e tyre dhe e shihni që gjithçka po shkon mirë. Pothuajse çdo goditje e tyre është një gol. Sulmi është shumë i fortë dhe ata po pësojnë më pak gola”, u shpreh Granit Xhaka
Kapiteni i “helvetikëve” thotë se vetëm Xabi Alonso mund të bëjë mirë në këtë ndeshje.
“Xabi Alonso është ai që mund të shohë se çfarë bëjmë mirë ne dhe çfarë keq. Ai analizoi seancat stërvitore dhe lojtarët. Nëse dikush di se çfarë duhet përmirësuar, ai është trajneri”, vazhdoi ndërkaq Xhaka./IO