25-11-2024

Greva pezullohet, ja kur fillon mësimi

Kryetari i Këshillit Grevist Rrahman Jasharaj, ka deklaruar se pas grevës mbi një muajshe janë dakorduar me shoqatat sindikale të pezullohet greva.

Ai shpreson se Qeveria e Parlamenti do ta mbajnë fjalën me Ligjin për Pagat.

“Qeveria dhe opinioni ta dijë se greva nuk po mbyllet, por po pezullohet deri në janar të vitit 2023, muaj i cili vjen shpejt”, tha Jasharaj.

Kryetari i SBAShK-ut theksoi se mundësia e vetme që u kishte mbetur ishte greva e përgjithshme. Duke respektuar zërin e anëtarësisë greva filloi me 25 gusht.

“Qeveria në vend se të dërgojë optimizëm, por reagoj me fyerje. Falënderoj prindërit dhe qytetarët që dhanë vlerësime për grevën. Ata që na fyen dhe linçuan le të mbetet në fytyrën e tyre. Uroj që qeveria të nxjerr mësime nga kjo Grevë. Si Këshill Grevist i BSPK-së, SBASHK-ut dhe administratës jemi të obliguar të veprojmë sipas vullnetit të shumicës”, ka thënë Jasharaj./GS

Asnjë koment

Comments are closed.