24-11-2024

Grevës në arsim i bashkohen edhe 20 mijë shërbyes civilë

Derisa greva në arsim ka hyrë në javën e tretë, nga e marta, punën pritet ta bojkotojnë edhe rreth 20 mijë shërbyes civilë.

Sindikata e Administratës Publike të Kosovës dhe ajo e Shërbimit Civil të Kosovës kanë kërkuar nga shërbyesit civilë të nivelit lokal dhe qendror që nga e marta të hyjnë në grevë.

Ndue Kalaj, kryetar i Sindikatës së Administratës Publike të Kosovës, ka thënë për KTV se ata kanë dy kërkesa për qeverinë: “Kërkesa e parë është që të bëhet nivelizimi i pagave, për shkak se koeficienti për shërbyesit civilë në draft-ligjin për paga është më i ulëti. Kërkesa e dytë është pranimi i stazhit të punës për të përndjekurit nga puna nga regjimi serb”, ka thënë Kalaj.

Asnjë koment

Comments are closed.