25-04-2024

Publikohen pamjet e sjelljes së trupit të pajetë nga incidenti në Brezovicë

Para pak çastesh janë publikuar pamjet e trupit të pajetë të zëvendësministrit Arian Daci.

Portali “Koha.net” ka publikuar një video teksa shihet trupi i pajetë duke u transportuar nga ekipet e shpetimit në Brezovicë.

Drejtori i Agjencisë për Mbrojtje të Mjedisit në Kosovë, Ilir Morina, ka deklaruar se një ortek bore ka ndodhur në Brezovicë, ku si pasojë një person ka vdekur.

Orteku i borës ka ndodhur rreth orës 15:00.

“Mbikëqyrësi i qendrës që e ka angazhuar agjencia, ka shpëtuar një person, duke e nxjerr në çastet e fundit të jetës. Ndërsa, personi i tjetër ka vdekur, që mendohet se është djali i Nexhat Dacit, Arian Daci. Kështu kam informacione nga vendi i ngjarjes”, tha Morina.

Sipas tij, ata kanë shkuar në Brezovicë dhe kanë bërë sporte ekstreme jashtë stazhës, gjë që dyshohet se ka shkaktuar ortekun.
Fotografia e Gazeta OLLE

Asnjë koment

Comments are closed.