I vdekuri në Brezovicë, djali i Nexhat Dacit

Një person ka vdekur si pasojë e një orteku të borës në Brezovicë.

KALLXO.com mëson se i vdekuri është Arian Daci,37 vjeçar, zëvendësministër i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, njëkohësisht djali i kryetarit të Akademisë së Shkencave, Nexhat Daci.

Nënkolonel Basri Shabani nga policia në rajonin e Ferizajt, kishte  konfirmuar për KALLXO.com nxënie e dy personave nga orteku.

Ilir Morina, drejtori i Agjencisë për Mbrojtje të Mjedisit në Kosovë, ka thënë se nga orteku që ndodhi në Brezovicë, një ka vdekur Arian Daci ndërsa ka shpëtuar Ardian Bakalli.

Arian Daci ishte emëruar zëvendësministër më 1 nëntor të vitit 2017.

Rezultate imazhesh për Arian Daci