20-04-2024

Prizreni me afro 7 milionë euro të pashpenzuara në vitin 2018

Raporti i shpenzimeve të buxhetit komunal të Prizrenit për vitin 2018 tregon se pushteti lokal ka arritur që të realizojë 86 për qind të planifikimit, shkruan sot Koha Ditore.

Përderisa opozitarët kanë akuzuar vazhdimisht ekzekutivin komunal të Prizrenit për performancë të dobët në këtë aspekt, në anën tjetër koalicioni qeverisës është arsyetuar se ka operuar me një buxhet elektoral të trashëguar nga ish-pushteti, ku janë futur edhe projektet “problematike”. Ndërkaq udhëheqja e Drejtorisë së Financave ka bërë të ditur se ky raport ende nuk është përfundimtar, pasi që ende po punohet në pasqyrat financiare.

Në raportin e shpenzimeve, që është publikuar në ueb faqen e Komunës së Prizrenit, shkruan se në periudhën prej 1 janarit 2018 deri më 31 dhjetor 2018 për shpenzime kanë qenë të planifikuara 48.62 milionë euro, prej së cilës shumë janë harxhuar 41.75 milionë euro dhe diferenca e mbetur është 6.87 milionë euro.

Asnjë koment

Comments are closed.