20-04-2024

Gruaja dyshohet se ia vuri flakën shtëpisë së ish-burrit në Suharekë

Një burrë në Suharekë, ka raportuar dje në Polici se shtëpia e tij është përfshirë nga zjarri.

Policia thotë se dyshimet e para janë se zjarrin mund ta ketë shkaktuar bashkëshortja e tij, pasi ata dje ishin ndarë në një seancë gjyqësore pasi edhe kishin probleme mes vete.

Rasti është duke u hetuar.

“Suharekë 06.06.2023 – 14:46. Është raportuar se shtëpia e viktimës mashkull kosovar kishte filluar të digjet, dyshohet se zjarrin mund ta ketë shkaktuar bashkëshortja e tij pasi ata sot ishin ndarë në një seancë gjyqësore pasi edhe kishin probleme mes vete. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.

Asnjë koment

Comments are closed.