19-05-2024

Hajnat e maskuar dhe me armë grabisin para e ari në Ratkoc të Rahovecit, i lëndojnë burrë e grua

Sipas Policisë tre persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës kanë grabitur shtëpinë e një çifti në orët e para të së premtes në fshatin Ratkoc të Rahovecit.

Te maskuarit i kanë grabitur dy zinxhirë të arit dhe para të gatshme viktimave. “Raportohet se tre persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës, i kanë grabitur nga qafa dy zinxhir të arit dhe para të gatshëm nga dy viktimat- mashkull dhe femër kosovarë”, ka njoftuar Policia..

Çifti ka pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësore.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë dhe një fishekë.

Lexo edhe:

Shaqir Totaj “punën pick”: A po lobon Adem Grabovci për vota në Kuvendin e Prizrenit?!

Asnjë koment

Comments are closed.