27-07-2024

Ish zv/ministri nga Prizreni Almir Veliji keqpërdori kartelën e Qeverisë, akuzohet se shpenzoi në Turqi paratë e shtetit bashkë me gruan (Dokument)

Zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, Almir Veliji, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë të martën.

Veliji përmes një njoftimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook ka thënë se dorëheqja ka ardhur si shkak i mosmarrëveshjeve me Duda Baljen, me të cilën në të kaluarën kishin qenë bashkë në një parti politike.

Kurse, të enjten i njëjti është liruar nga detyra, nga kryeministri Albin Kurti, shkruan Front Online.

Por, Veliji sa ishte në pozitën e zëvendësministrit ka shfrytëzuar buxhetin e shtetit në mënyrë të paligjshme.

Front Online ka mësuar se i njëjti ka shfrytëzuar kredit-kartelën në mospërputhje me rregulloren MF NR.02/2018 PËR PËRDORIM TË KARTELËS KREDITORE PËR UDHËTIM ZYRTAR.

Sipas burimeve të Front Online vlera e mjeteve të keqpërdorura është rreth 6 mijë euro.

Lexo edhe:

Shaqir Totaj “punën pick”: A po lobon Adem Grabovci për vota në Kuvendin e Prizrenit?!

Në një email që ka siguruar Front Online të dërguar më 15 janar të këtij viti thuhet se ndaj të njëjtit ishte kërkuar që të bëhet bllokimi i kredit-kartelës.

Kërkesa, për bllokim të kartelës është bërë, pasi që Veliji nuk kishte ndërmarr hapa në kthimin e obligimeve, ani pse i ishte kërkuar që t’i kthejë mjetet në llogarinë e buxhetit të shtetit.

Front Online për këtë çështje ka dërguar pyetje edhe në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal për të kuptuar se çfarë konkretisht ka ndodhur, por nga ky dikaster për dy ditë nuk kanë kthyer përgjigje.

Ish-zv.ministri Veliji: Jam i pastër, jam zero zero me ministrinë

Ish-zv.ministri i Zhvillimit Rajonal, Almir Veliji në një prononcim për Front Online nuk ka dashur të flasë shumë rreth kësaj teme.

Vetëm ka thënë se për këtë çështje duhet t’i drejtohemi Ministrisë së Zhvillimit Rajonal.

Por, ka thënë se nuk ka asnjë obligim ndaj shtetit.

“Nuk është e vërtetë. Mundeni me thirr lirisht ministrinë. Unë jam zero zero me ta. Kam dhënë dorëheqje për arsye të mia politike dhe personale me Duda Baljen. Unë jam krejt i pastër dhe shihemi për të mira në të ardhmen”, është shprehur Veliji për Front Online.

Përndryshe, Veliji është larguar edhe nga subjekti politik që e udhëheq deputetja Duda Balje.

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.