29-04-2024

Halil Kastrati jep një tjetër lajm: Me 28 nëntor, në Prizren lëshohet reparti “spitalit ditor”

Kastrati, në “#Hashtag” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini  ka thënë se është për t’u vlerësuar pasi shumica e donatorëve te shoqata e drejtuar nga ai janë të rinj në moshë.

“Për këto 10 vite sa ka funksionuar shoqata “Jetimat e Ballkanit”, përpos ndihmave që kanë përfituar familjet është krijuar një unitet mbarë shqiptare në këtë sofër humanitare”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Duke folur për shoqatën “Jetimat e Ballkanit”, Kastrati thotë se nuk ka qenë e lehtë të fitohet besimi i njerëzve për të dhënë donacionet te ta.

Ai thotë se transparenca e çdo donacioni që japin donatorët është çelësi i suksesit të shoqatës humanitare që drejton.

Kastrati thotë se shoqata më nuk ka nevojë për të kërkuar donacione pasi donatorët u ofrohen vet atyre.

Humanisti ka thënë se në këtë 28 nëntor pos shtëpive që do të ndërtohen, do të bëhet edhe inaugurimi i repartit të spitalit ditor në Prizren.

Ai thotë se ky lloj i spitalit do të jetë i vetmi në Kosovë.

Drejtori i “Jetimave të Ballkanit” ka thënë se është duke shkuar mirë shtëpia e pleqve në Therandë dhe sipas tij nga të gjitha parashikimet ajo mund të jetë e gatshme për banim në verën e vitit të ardhshëm./Telegrafi/

Asnjë koment

Comments are closed.