25-04-2024

Halil Matoshi dekonstrukton deklaratën e “analistit” serb për Albin Kurtin

Analfabetë medial s’janë vetëm disa qytetarët dhe lundruesit e zakonshëm nëpër internet dhe shpërndajnë informacione të rreme. Nuk dinë të lexojnë dhe të kuptojnë lajmet e rreme as deputetë të Parlamentit të Kosovës.

Viktimë e lajmeve të rreme ka rënë edhe një deputete e VV’së, Fatmire Mulhaxha-Kollqaku që dikur ishte në ORA’n e Veton Surroit për të kaluar në AAK e pastaj duke shkuar në Partinë që dikur ishte lëvizje.

Para një kohe, edhe një deputet tjetër i Parlamentit, që mban gradën e profesorit, ishte treguar analfabet medial, kur kishte shpërndarë një informacion të rremë për punësimin e një asistenti në një degë që s’ekziston në asnjë universitet në Kosovë.

Halil Matoshi, analistë dhe gazetar shumëvjeçarë, shpjegon se gjithë këto rrene po shpërndahen janë fabrikime të shërbimeve intelegjente serbe.

“.. por pse disa portale që shesin patriotizëm në Kosovë, përcjellin këso lajmesh të rreme, të konstruktuara si në zyrat e Beria-s, pa burim dhe në rastin e historianit fashist Predrag Marković, duke mos ia ditë as emrin, por duke fabriku fjali të paqena, për të madhëru figurën e Albin Kurtit deti në përmasat e kultit të personalitetit!? Për këto fabrikime Kryeministri Kurti nuk ka faj dhe besoj, nuk i tingëllojnëbaq bukur në vesh… Porse, brigada e fake-news po llogaritë në padijen ekstreme të popullit të Kosovës dhe po i shfrytëzon disa portale të papërgjegjshme për propagandë të lirë!?
Po shet bërllog!”, shkruan Matoshi, në një reagim në Fb.

Sipas tij, në tekstin e shpërndarë i cili është fabriku sipas logjikës së kundërzbulimit serb, kinse-historianit Marković i mvisget të ketë thënë për Kurtin se nuk është kriminel lufte i UÇK-së, në fakt ai fare nuk e përmend UÇK-në!?

“Në këtë kontekst ishte e mjerë deklarata (duhet të ketë rënë në këtë kurth fatkeqësisht) e deputetes së VV, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku!?, e cila “e mbronë” Albinin me fjalēt e një fashisti serb, madje edhe ato të deformuara!?”, ka shtuar ai.

Matoshi ka publikuar fjalët e thëna nga analisti serb që askund s’e përmend UÇK’në.

“Nuk duan (të jetojnë në mese shumëetnike) se janë të rrezikuar!
Serbët në enklavat e vogla jetojnë në zgrip. Sa i përket pajtimit shteti serb i ka bërë të gjitha. Kurse pala shqiptare përherë bën ndonjë provokim.
Taksa psh. është provokim dhe një shkelje brutale e tē drejtave të njeriut. Ju nuk mundeni me ble Plazma keksa…
Vetë Albin Kurti ka demonstru, ka kallë prodhimet serbe.
Albin Kurti është negociatori më i rrezikshëm i mundshëm shqiptar, ai nuk është kriminel lufte, nuk është kriminel, flet ambël, flet perfekt anglishten,
njohës kompjuterësh. me grue norvegjeze, brez plotësisht i ri i politikanëve shqiptarë, është dinak dhe di të të flasë atë që veshët e Perëndimit kanë dëshirë ta dëgjojnë. Tashti situata jonë me negociatat objektivisht vështirësohet me Albin Kurtin.
Albin Kurti ka ardhë në pushtet me dy parulla: Një me luftën kundër
korrupsionit dhe me urrejtjën ndaj Serbisë dhe është e natyrshme që Presidenti ynë të bëhet nervoz kur takohet me njeriun i cili gjysmën e premtimeve zgjedhore e ka urrejtjën ndaj serbëve.”

Dhe fabrikimi që e ka shpërnda një shqiptar nga Bujanoci me emrin Nexhat Behluli, në profilin e tij, ku shkruan se ai është menaxher i projektit në Telenor-in serb, i cili është bartë nga disa portale skandaloze në Prishtinë, pa emrin e folësit, pa burim dhe nga qindra njerëz injorantë në këtë fushë.

FALSIFIKATI

“Albin Kurti është Kryeministri më i rrezikshëm për Serbinë që nga mbarimi i Luftës në Kosovë, Kurti nuk është i korruptuar, nuk ka dosje kriminale nga koha e UÇK-së, Ndërkombëtarët nuk kan fakte ta kushtëzojnë me asgjë, është njohës perfekt i gjuhës angleze, truri i tijë është i shpejt sikur kompjuter i, intelegjenca e tijë e ngritur në kulminacion, mban në mend shum shifra dhe data, shum i rënd për dialogim, guximtar dhe i pakompromis në qëndrimet e tija, thjesht Albin Kurti është njëri nga Liderët më i kompletuari të gjeneratës së re në Diplomacinë Botërore, fjalimet e tija bindin çdo bashkëbisedues që gjindet dhe ndëgjon përballë tijë në tavolinë”, ka thënë analisti politik nga Beogradi.”

Ai që e përhapë rrenen e tjetrit është vet rrenc!? / GazetaExpress/

Asnjë koment

Comments are closed.