Aksident trafiku me të lënduar në Randobravë të Prizrenit

Një aksident trafiku me lëndime të lehta ka ndodhur dje në fshatin Randobravë të Prizrenit.

Sipas policisë, në njërën nga veturat është lënduar vozitësi nga Shqipëria.

“Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete civile me targa vendore dhe drejtues meshkuj shqiptar –shtetas të Republikës së Shqipërisë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar te dy drejtuesit e automjeteve të cilët pas tretmanit mjekësor janë liruar”, thuhet në raportin e PK-së për këtë rast./GazetaePrizrenit.net/