Prizren: Prezantohet si zyrtar, por arrestohet nga policia

Një Prizren është arrestuar një person që është prezantuar rrejshëm si zyrtar, raporton Gazeta e Prizrenit.

Policia ka njoftuar se ai është arrestuar dje, por nuk ka dhënë hollësi për identitetin e tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti  gjatë një kontrolle në trafik është prezantuar rrejshëm si “zyrtar” thuhet në raportin e PK-së.

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. / GazetaePrizrenit.net /