26-04-2024

UPZ marrëveshje bashkëpunimi me Komunën e Prizrenit

Përfaqësuesit e dy institucioneve e vlerësuan lartë thellimin e bashkëpunimi ndër institucional.

Rektori Temaj e ka falënderuar Kryetarin e Prizrenit për mbështetjen duke theksuar se arritja e kësaj marrëveshje shkon në funksion të lidhjes së ngushtë të universitetit me palët e interesin, dhe në këtë kuadër bashkëpunimi me pushtetin lokal ka shumë rëndësi për të ardhmen e universitetit.

Ndërkaq, kryetari Haskuka vazhdimisht e ka mbështetur universitetin. Ai ka theksuar se për zhvillimin e gjithëmbarshëm pikë kyqe është lidhja e arsimit me ekonominë, ndërsa roli i Universitetit të Prizrenit në këtë aspekt është shumë i rëndësishëm.

Qëllimi i kësaj Marrëveshja të Bashkëpunimit është të përcaktojë kushtet e bashkëpunimit në mes të dy institucioneve për interesin reciprok.

Dy institucionet pajtohen që për interesa të përbashkëta të asistojnë, promovojnë, përkrahin dhe ngrisin nivelin e bashkëpunimit reciprok në mes të tyre, në funksion të zhvillimit të përgjithshëm edukativ, social dhe ekonomik, dhe ngritjen profesionale të studentëve të Universitetit.

Universiteti “Ukshin Hoti” arrin marrëveshje bashkëpunimi me Komunën e Prizrenit

Komunës e Prizrenit dhe Universiteti “Ukshin Hoti” i Prizrenit së bashku do të kontribuojnë në drejtimin të zhvillimit, përkrahjes dhe promovimit të sektorit edukativ dhe profesional, ofrimin e shërbimeve përkatëse për këtë universitet, gjenerimin e punësimit dhe zvogëlimin e papunësisë. Në këtë aspekt, Universiteti i Prizrenit do t’iu ofrojë ndihmë shkencore-profesionale Komunës së Prizrenit me shërbimet e veta.

Komunës e Prizrenit dhe Universiteti “Ukshin Hoti” i Prizrenit pajtohen që në përgatitjen e propozimeve dhe realizimin e projekteve të përbashkëta, që kanë të bëjnë me përmirësimin e ambientit ekonomik dhe social në Prizren, hartimin e analizave ekonomike, në mënyrë të rregullt të paraqesin ofrimin e përbashkët dhe të këmbejnë informatat e domosdoshme për implementimin projekteve.

Komuna e Prizrenit do të pranojnë në baza mujore një numër të studentëve të Universitetit “Ukshin Hoti” të Prizrenit për të bërë praktikën profesionale nëpër zyrat e Komunës dhe institucioneve vartëse.

Komuna e Prizrenit do të angazhohet që të ofrojë bursa për studentët më të dalluar të Universitetit dhe me gjendje të rënduar ekonomike, përfshirë edhe familjet e dëshmorëve.

Komunës e Prizrenit dhe Universiteti “Ukshin Hoti” pajtohen që për nevoja të tyre të shkëmbejnë ekspertë dhe përvojat e tyre në fushat e caktuara, që kanë kapacitete dy palët.

Komuna e Prizrenit dhe Universiteti “Ukshin Hoti” pajtohen që të angazhohet një doktor i mjekësisë familjare dhe një infermieri në Kampusin e Universitetit.

Komuna e Prizrenit dhe Universiteti “Ukshin Hoti” pajtohen për Shfrytëzimin e institucioneve dhe hapësirave komunale për studentët, si: Bibliotekës Komunale, Qendra Sportive “Sezai Surroi”, fushave sportive, institucionet kulturore komunale, etj.;

Komuna e Prizrenit dhe Universiteti “Ukshin Hoti” pajtohen që të bashkëpunojnë gjatë procesit të hartimit të planeve dhe dokumenteve strategjike të dy palëve.

Komuna e Prizrenit pajtohet që të planifikojë ndarjen e hapësirave dhe tokës komunale për nevoja të zgjerimit të infrastrukturës të UPZ-së dhe për nevoja specifike të fakulteteve përkatëse, konform ligjeve në fuqi.

Asnjë koment

Comments are closed.