24-11-2024

Hapet konkursi, nëntë vende për noterë në rajonin e Prizrenit

Nëntë vende janë hapur për noterë në rajonin e Prizrenit. Ministria e Drejtësisë, përmes një njoftimi në faqen zyrtare ka bërë të ditur për shpalljen e konkursit publik për zgjedhjen e noterëve.

Në total janë hapur 79 pozita të lira për noterë.

Dragash – 1 (një) pozitë të lirë;

Malishevë – 3 (tre) pozita të lira;

Mamushë – 1 (një) pozitë të lirë;

Suharekë – 2 (dy) pozita të lira;

Prizren – 6 (gjashtë) pozita të lira;

Rahovec – 2 (dy) pozita të lira;

Afati për dorëzimin e dokumentacionit për konkurrim fillon nga data 24 korrik 2019 deri me 7 gusht 2019, dhe se aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten dokumentet e vërtetuara me të cilat dëshmohet se kandidati i plotëson kushtet ligjore, si në vijim:

  • Në kërkesë të shënohet komuna në të cilën aplikon kandaidati;
  • Çertifikatën e shtetësisë;
  • Vërtetimin nga Gjykata se nuk i është hequr zotësia e veprimit;
  • Të ketë integritet personal dhe profesional (deklaratë me shkrim nga aplikuesi);
  • Diploma e Fakultetit Juridik, sipas programit katër vjeçar ose studimet master, kopja e Diplomës duhet te jetë e NOTERIZUAR;
  • Nëse kandidati fakultetin e ka të përfunduar në shtetin tjetër, atëherë kandidati duhet ta sjell diplomën e nostrifikuar dhe Vendimin nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës. Diploma dhe Vendimi duhet te dorëzohen në kopje te NOTERIZUARA.
  • Vërtetimi për përvojën e punës juridike pas diplomimit konform nenit 5 paragrafi 1 të Ligjit Nr. 06/L-010 për Noterinë, Vërtetimi duhet të jetë origjinal ose kopje e NOTERIZUAR;
  • Certifikatën për dhënien e provimit të Noterisë, të lëshuar nga Ministri i Drejtësisë;
  • Dëshmia që aplikuesi nuk është dënuar me aktgjykim të formës së prerë për vepër penale;
  • Gjendja e llogarisë bankare për 6 muajt e fundit ose dëshmi tjetër që kandidati është në gjendje financiare të themeloj zyrën noteriale, përkatësisht të t’i siguroj lokalet përkatëse dhe pajisjet e nevojshme për ushtrimin e funksionit të noterit.

“Dokumentacioni për konkurrim dorëzohet në Ministrinë e Drejtësisë (Ish–Ndërtesa e Rilindjes) kati përdhese Arkivi i Ministrisë së Drejtësisë, Prishtinë, Republika e Kosovës, çdo ditë pune, nga ora 08:00 deri 16:00”, thuhet në njoftim.

 

Asnjë koment

Comments are closed.