13-07-2024

Hapet parkingu pa pagesë në mes të Prizrenit

Prizreni ka haur edhe zyrtarisht ka parkingun e parë publik, që ndodhet prapa “Shtëpisë së Bardhë”, me një kapacitet prej 100 veturash, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari Mytaher Haskuka, i cili edhe bëri hapjen zyrtare.

Komuna ka paraparë që deri në fund të vitit, parkimi në këtë vend të jetë falas për tri orë.

Asnjë koment

Comments are closed.